Në këto akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë!

Reshjet e borës që kanë përfshirë disa zona të vendit janë shoqëruar edhe me probleme në qarkullimin e mjeteve. Përballë një situate të tillë, Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi ka dhënë detaje mbi akset problematike të vendit.

Loading...

ARRSH-ja njofton se në një sërë aksesh nga ora 22.00 e mbrëmjes së sotme deri në orët e para të mëngjesit nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pa zinxhirë.Probleme të shtuara për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta raportohen në qarkun e Korçës, Ersekës dhe disa akse të tjera në Himarë.

Njoftimi për media i ARRSH-së

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë – Kapshticë, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Qafë Qarri – Ersekë dhe Fushë Dukat – Llogara – Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.