Çfarë ndodh me zgjedhjet lokale pas vendimit të përbashkët të opozitës?

Partia Demokratike ka vendosur ditën e hënë djegien e mandateve në parlament, ndërsa pritet edhe vendimi i LSI dhe aleatëve të Bashës të dalë nga listat e PD.

Loading...

Por, sipas legjislacionit shqiptar, mund të krijohen hapësira që vendet e PD të zëvendësohen me emra të tjerë qofte edhe nga listat e PS, pikëpyetja e madhe ngrihet për zgjedhjet lokale.

Me vendimin për djegien e mandateve PD thuajse ka vendosur edhe mosfutjen në zgjedhjet lokale, pasi PD nuk mund të pranojë të bëjë një pale zgjedhje siç thonë ata me Edi Ramën kryeministër.

Edhe pse zëvendësimi i vendeve në Kuvend mund të marrë shumë kohë, data e zgjedhjeve tanimë është vendosur me 30 qershor, dhe ende është e paqartë nëse Rama do të vendosë të futet në zgjedhje edhe pa opozitën.