“Dashuri e re, fillim i ri”: Zbulohet e dashura simpatike e “Zogut të Tiranës”.

Nga “Zogu i Tiranës” gjithmonë presim ndonjë të re pasi ai ka një marrëdhënie të ngushtë me portalet, kamerën si edhe skandalet.

Loading...

Nën shoqërinë e femrave të ndyshme, deklaratave në lidhje me orientimin seksual, si edhe ndërhyrjet kirurgjikale kanë zënë gjithmonë faqet e para të portaleve. Hermes Nikaj e konsideron veten një show man i cili bën gjithcka për karrierën.

Së fundmi nuk ishte prononcuar për ndonjë lidhje sepse po i dedikohej karrierës. Faza pa partnere publike nuk ka zgjatur shumë pasi “Zogu”, mbrëmjen e kaluar ishte nën shoqërinë e një vajze simpatike të quajtur Evi. Ai shfaqet duke i dhënë një puthje bukuroshes e cila është mjaft e buzeqeshur. Bjonde dhe me tatuazh në gjoks është e dashura e re e Hermesit. Krahas fotos që ai postoi në rrjetet sociale, kishte shkruar new love (dashuri e re) dhe new chapter (fillim i ri).