Djegia e mandateve nga opozita, diplomatët e BE dhe SHBA mbërrijnë në zyrën e Ramës

Në një situatë të tensionuar politike, kur opozita ka vendosur të djegë mandatet, dy përfaqësuesit, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë mbërritur në kryeministri.

Loading...

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “BalkanWeb” se dy diplomatët po zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama. Temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit.

Pak minuta para këtij takimi, kryedemokrati Basha mori edhe mbështetjen e aleatëve të tij, të cilët vendosën unanimisht për djegien e mandateve. E vetmja që nuk është shprehur publikisht është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo deklaroi sot pas takimit me kryedemokratin Basha se do të shprehej përfundimisht pasi të mblidhte grupin parlamentar të LSI-së./Balkanweb

(Në foto, makinat e diplomatëve të BE dhe SHBA të parkuara para Kryeministrisë)