Ermali dhe Ami paskan thyer rregullin kryesor në një dasmë që asnjë çift nuk guxon ta bëjë

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë padyshim ndër më të pëlqyerit nga publiku. Ata kanë tashmë 9 vite që i kanë dhënë fund beqarisë në një dasmë e cila u komentua gjatë.

Loading...

Në episodin e fundit të emisionit “Lufta e Nuseve”, moderatorja Amarda Toska është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar se në dasmën e saj ajo dhe Ermali kanë thyer një nga rregullat kryesore që asnjë nga çiftet nuk guxon.

Ami rrëfeu se ndonëse thuhet se fustanin e nusërisë dhëndri nuk duhet ta shikojë pasi sjell fat të keq, pikërisht fustanin e saj të nusërisë ajo e ka zgjedhur me bashkëshortin në një nga udhëtimet e tyre shkruan xing.al.

“Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet tona. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjidhin fustanin me burrin e ardhshëm”, ka treguar Ami para kamerave.