Fsheh të ëmën e vdekur për t’i marrë pensionin, më pas i biri merr vendimin e papritur

Ka fshehur për muaj të tërë nënën e tij 81-vjecare të vdekur në shtëpi dhe ka vazhduar të marrë pensionin e saj. Ka qenë policia e Reggio Emilia, që ka hyrë në apartament dhe ka gjetur edhe k.ufomën e 59- vjecarit, një i papunë, i cili kishte vrarë veten me pistoletë disa ditë më parë. Gruaja, ndodhej në shtrat në një gjendje të dekompozuar dhe pothuajse në e mumifikuar, raportojnë mediat italiane.

Loading...

Shtetasi italian Mauro Culzoni, 59 vjeç, banues në Reggio Emilia, prej muajsh jetonte me nënën e tij të vdekur në të njëjtën banesë.

Madje ai e kishte vendosur k.ufomën në shtrat dhe v.dekjen nuk kishte raportuar në polici që t’i merrte pensionin.

Gjatë kësaj kohe kishte kaluar në depresion dhe për pasojë i jep fund jetës së tij.

E moshuara mund të ketë vdekur rreth verës për shkaqe natyrale. Fqinjët kanë pyetur vazhdimisht djalin gjatë kësaj kohë për nënën e tij, pasi kishin kohë që se shihnin të moshuarën.

Ai tregonte që nëna po qëndronte tek një mikeshë e saj në Modenese. Policia së bashku me forcat zjarrfikëse ka ndërhyrë në banesë dhe kanë gjetur trupat pa jetë të nënës dhe djalit. Edhe burri kishte vdekur në shtrat në dhomën e tij, sipas dyshimeve të parë që prej të dielës. Pranë tij edhe qeni, i vrarë nga burri në të njëjtën mënyrë. Në dhomën tjetër ndodhej 81 vjeçarje e dekompozuar.