Jennifer Lopez këshillon Bradley Cooper për Lady Gaga

Bradley Cooper dhe Lady Gaga po zënë përditë titujt kryesorë të mediave rozë pas performancës së tyre në ndarjen e çmimeve Oscar pak ditë më parë. Jennifer Lopez ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale këshillën që i dha aktorit dhe këngëtarit Bradley Cooper përpara se ky i fundit të performonte në skenë me Lady Gaga.

Loading...

“Dukej pak nervoz. I përshpërita dhe i thashë: ‘Kënga është shumë e bukur. Sapo të dëgjojnë notat e para të këngës do fillojnë të duartrokasin. Kështu që mos u shqetëso. Thjesht këndo’. Dhe ai m’u përgjigj: E kuptova, e kuptova OK”.

Kjo ishte biseda e shkurtër që Jennifer pati me aktorin e njohur, i cili tashmë po merr famë edhe si këngëtar pas filmit “A Star is Born”dhe kolonës zanore të saj “Shallow” që ka interpretuar me Lady Gaga.

Performanca e tyre ishte padyshim momenti më i spikatur në çmimet Oscar. Cooper-Gaga po bien shumë në sy kohët e fundit pas bashkëpunimit të suksesshëm që patën në film. Kimia mes tyre ka ngjallur spekulime që dyshja mund të jetë në një romancë. Gjatë ceremonisë së Oscar, Bradley Cooper shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij Irina Shayk, me të cilën ka edhe një fëmijë. /tvklan.al