Mbërrin në atdhe trupi i Emiliano Sala, udhëton drejt banesës së fundit (Video)

Ka mbërritur në Argjentinë trupi i të ndjerit Emiliano Sala, futbollistit 29-vjeçar që humbi jetën në fund të muajit janar pas renies se avionit.

Loading...

Trupi i tij ka qëndruar në një morg në Buenos Aires deri orët e para të mëngjesit dhe më pas, është vendosur në një palestër në veri të kryeqytetit argjentinas. Homazhet për të do të kryhen në qendrën stërvitore të San Martin, skuadra e parë në karrierë e Emiliano Salas. Shpenzimet për riatdhesimin e tij janë paguar nga presidenti i Kardifit.

Sala Trupi

Emiliano Sala humbi jetën më 21 janar, kur avioni që po e transportonte nga Nanta në Francë drejt Kardifit në Uells, ra në kanalin e La Manshit, pranë ishullit të Guernseit, humbi jetën veç futbollistit, edhe piloti, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.