Mikesha te ngushta prej vitesh, Eli Fara dhe Aurela Gaçe zbulojnë çfarë kanë zili tek njëra-tjetra

Ato janë dy nga zërat më të veçantë të skenës shqiptare. Eli Fara dhe Aurela Gaçe janë krejt të kundërat në stilet e tyre por ajo që i mban bashkë prej shumë vitesh është miqësia e tyre.

Loading...

Vetëm pak muaj më parë ato sollën një bashkëpunim për ‘Këngën Magjike’, diçka e shumëpritur nga fansat .

Të ftuara në “BE Coffee”, dy këngëtaret e njohura janë pyetur rreth asaj që kanë zili te karakteri i njëra-tjetrës.

Aurela tregoi se ka zili qetësinë që karakterizon Elin, ndërsa Eli, nga ana tjetër, theksoi se ka zili nervin dhe temperamentin e Aurelës.

Edhe pse shumë të kundërta këngëtaret plotësojnë mjaft mirë njëra-tjetrën.