Nuk e paskemi ditur! Alketa Vejsiu prezanton babain, këtë talent e paska të trashëguar prej tij

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu gjithmonë është kujdesur që jetën e saj private de familjen ta mbajë sa më larg vëmendjes së medias.

Loading...

Rrallë herë ajo flet për bashkëshortin, tek-tuk ndonjë foto jo të plotë të fëmijëve dhe aq më pak për nënë, babai apo vëllain e saj.

Por një moment i veçanë e ka bërë që Alketa të dorëzohet dhe të tregojë se kush është babai i saj.

Ai shfaqet duke kënduar dhe këtë talent Alketa e ka të trashëguar pikërisht nga ai.

“Babo shpirti, e kemi në gjak muzikën si fis. Do të çoj në X Factor. Që të këndon shpirti”, ka shkruar Alketa krahas videove, ku babai i saj dëgjohet duke kënduar këngë italiane.