Nuk ka lëvizur nga shtrati për 5 vite, kryepeshkopi zbulon gjendjen shëndetësore të Schumacher (Foto)

Michael Schumacher u shpall 7 herë kampion i botës në Formula 1. Kujtojmë këtu se në dhjetor të vitit 2013, Schumacher pësoi një aksident të rëndë.

Loading...

Ai u aksidentua më 29 dhjetor të 2013 në alpet franceze teksa po bënte ski me djalin e tij. Ish-kampioni i botës, pësoi lëndime të rënda në pjesën e djathtë të kokës, pasi u përplas me një shkëmb.

Që nga ajo kohë jeta e Michael Schumacher është një mister. Por së fundmi kryepeshkopi Georg Gänswein ka treguar në një intervistë detaje nga vizita e tij në shtëpinë e ish-yllit të Formula 1. Vizitë të ciën, ai e ka bërë në verën e vitit 2016.

Kryepeshkopit ka treguar se fytyra e Schumacher është duke marrë formën optimale, por pamja e tij nuk ka ndryshuar.

Në mediat ndërkombëtare është shkruar se për të janë duke u kujdesur një ekip prej 15 mjekësh, por ende nuk dihet se si është në të vërtetë gjendja shëndetësore e tij.