Partia Demokratike voton djegien e mandateve, Berisha dhe LSI ‘dridhen’ nga frika nga mungesa e imunitetit

Partia Demokratike ka votuar unanimisht pro djegies së mandateve, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar. Menjëherë pas votimit pritet të ngrihet grupi i punës për teknikalitetet, ndërsa Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD për të marrë vendimin përfundimtar.

Loading...

Vendimi i Bashës për djegien e mandateve, i cili ka marrë dhe mbështetjen e deputetëve, ka tron,ditur jo pak ‘peshkaqenët’ e kr,imit dhe korrupsionit në radhët e opozitës, si familjet Berisha dhe Meta, të cilët prej rreth tre dekadash nuk kanë qëndruar asnjë çast pa imunitet.

Siç dihet, disa përfaqësues të PD-LSI e kanë përdorur dhe e përdorin mandatin e deputetit si mburojë për t’i shpëtuar pr,angave dhe për të mbrojtur nga kontrolli policor vilat e tyre, në të cilat kanë fshehur një pjesë të parave të korrupsionit, ndaj dhe votimi në selinë e PD i ka tm.erruar.

Kujtojmë se vendimi i Bashës dhe deputetëve të PD ka marrë edhe mbështetjen e deputetëve të LSI, pa kryetaren Monika Kryemadhi. Disa deputetë të LSI reaguan në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen dhe dakordësinë me Bashën.