Policia i merr jetën të arr.atisurit më të kërkuar

Forcat policore të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë njoftuar se e kanë vrarë një person të arratisur, i cili dyshohet se kishte vrarë një polic dhe një person tjetër. Autoritetet e kishin organizuar një operacion të gjerë në mbarë vendin për gjetjen e tij.

Loading...

Një zyrtar policor ka thënë se personi i arratisur, i quajtur Edin Gagiq, ndërroi jetë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tij dhe forcave të policisë, ndërsa një polic është plagosur lehtë. Ai dyshohej për vrasjen e një polici dhe pronarit të një dyqani. Këto vrasje kishin shkaktuar panik në tërë vendin.

Pas një operacioni të gjerë të kërkimit, në të cilin u përfshinë qindra policë, hetuesit policorë arritën ta përcaktojnë vendndodhjen e të dyshuarit në një zonë malore të mbuluar me borë. Këto hollësi i dha zyrtari i ministrisë së brendshme, Mevludin Haliloviq.

Personi i vrarë kishte vuajtur më parë dy dënime me burgim për vrasje, por ishte liruar në vitin 2017 pasi e kishte përfunduar dy të tretën e dënimit me 20 vjet burgim.

Disa zyrtarë boshnjakë e kanë kritikuar sistemin e drejtësisë për shkak të lirimit të hershëm të të burgosurit, pavarësisht të kaluarës kriminale të tij, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.