Policia qëllon 20 herë reperin e njohur kur ishte duke fjetur gjumë dhe arsyeja është një mister i vërtetë

Një reper 21 vjeçar nga Kalifornia u që.llua për vd.ekje nga gjashtë policë në Taco Bell gjatë fundjavës, ndërsa ishte ulur brenda makinës së tij, ku thuhej se ishte duke fjetur, shkruan The Guardian.

Loading...

Willie McCoy, reperi i njohur si Willie Bo me grupin FBG, kishte parkuar Mercedesin e tij të argjendtë pranë një restoranti rreth orës 10:36 të së shtunës.

Një nga punonjësit e restoranteve i bëri thirrje policisë dhe raportoi, se një burrë duket se u rrëzua pranë lokalit të tyre, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp nga Departamenti i Policisë Vallejo.

Pas mbërritjes në Taco Bell në 974 Admiral Callaghan Lane, dy oficerë iu afruan automjetit dhe vërejtën se shoferi nuk reagonte dhe kishte një pistoletë në prehrin e tij. Në atë moment oficerët nuk u përpoqën ta zgjonin shoferin dhe të prisnin oficerët shtesë, që të vinin në vendin e ngjarjes.

Kushëriri i McCoy, David Harrison, ndau një video në Facebook pas vr.asjes.

“Ju nuk mund të na mbytni vetëm në rrugë si ky rast,” tha Harrison. “Kushëriri im ishte në gjumë, në makinë dhe ata e qëll.uan atë … 20 … herë”.

Fotot e automjetit të McCoy-së tregojnë së paku 16 vr.ima plumbash në xhamin e tij.

Policia nuk ka identifikuar gjashtë oficerët e përfshirë në këtë incident me të shtëna. Zyrtarët e përfshirë janë vendosur në leje administrimi.