Psikologia jep alarmin, tregon se çfarë po ndodh me vajzat e mitura në Shqipëri

Sipas një studimi të kryer nga INSTAT martesat nën moshë vazhdojnë të jenë ende një problem shqetësues për vendin tonë.

Loading...

Ky fenomen prek më shumë vajzat se sa djemtë në Shqipëri. Sipas këtij studimi të kyer 3827 vajza deri në 19 vjeç u martuan gjatë 2017-ës, përkundrejt 120 djemve të kësaj moshe.

Lidhur me këtë psikologia Arjana Muça ka dhënë alarmin se ka shumë martesa të tjera, të cilat nuk raportohen, deri sa vajza të mbushë moshën ligjore për të kryer celebrimin.

Më tej ajo ka thënë:

Shumicën e rasteve statistikat nuk janë shumë të qarta, për të kuptuar sa është numri real i këtyre martesave, sepse shumica e tyre nuk regjistrohen në gjendje civile. Shkaqet e martesave nën moshë nisin së pari nga ato ekonomike. Familja e shikon si shpëtimin e vetëm për të dalë nga një krizë e rëndë ekonomike, martesën e fëmijës femër me një njeri që është në gjendje të mirë ekonomike. Sepse në këtë rast femra blihet. Martesat në moshë minorene janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por prania e fenomenit ende ekzisten tregon se ligji nuk po zbatohet.”