Sherr masiv në Itali/ Plagosen dy shqiptarë, njëri në gjendje kritike

Foto ilustruse.
Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një sherri me një grup personash në Itali.

Loading...

Mediat italiane shkruajnë se njëri prej shqiptarëve, rreth 22-vjeç është operuar gjatë natës, pasi kishte marrë plagë të rënda, ndërsa vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave, shqiptari ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes një grupi personash, shumica prej të cilëve bashkëkombas të të plagosurit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, jashtë një klubi nate. Shqiptari është gjetur i prerë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve, por priten raportimet e policisë vendase lidhur me ngjarjen.