Shkurti e nisi me temperatura pranverore, por sot pasdite ndodh çudia me motin

Teksa temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe fillimi i shkurtit ka sjellë një ndjesi pranvere, pasditen e sotme mund të kthehet gjithçka përmbys.

Loading...

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit deri në mesditë. Pasditja sjellë shtim të vranësirave, fillimisht në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, era do të fryj me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit kanë mbetur konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë C deri në 15 gradë C.