SKANDAL/ Icardi shënon në portën e kundërshtarëve, ndërsa shoku i bën ‘gol’ tek gruaja e tij

Mauro Ikardi po përjeton ditët e tij më të këqija te skuadra zikaltër. Pasi i hoqën shiritin e kapitenit dhe ja kaluan portierit Samir Handanovicc, argjentinasi nuk preferoi të shkojë me ekipin në Vjenë, duke qëndruar në shtëpi.

Loading...

Por sot ka ardhur një lajm tronditës nga revista e skandaleve e themeluar nga paparaci Fabricio Korona. “The King Corona Magazine”, e cila skruan se “Mauro Ikardi është në prag divorci me gruan e tij, Wanda Narën, e cila e ka tradhëtuar me Marselo Brozovicc”.

Mesfushori kroat ka reaguar menjëherë duke paditur revistën për shpifje, duke saktësuar se mes tij dhe Wanda Narës nuk ka pasur asnjë raport.

Gjithsesi dyshimet janë të forta. Wanda Nara tradhëtoi ish-bashkëshortin e saj, lojtarin argjentinas Maksi Lopez pikërish me Ikardin, i cili vinte shpesh në shtëpinë e Maksit si shoku i këtij të fundit.