Taksa e Serbisë, Haradinaj bën deklaratën e fortë: “Derisa sa te jem une …”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë ditën e sotme se taksa 100 % e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina do të mbetet në fuqi për sa kohë sa të jetë kryeministër.

Loading...

Gjatë vizitës që bëri ditën e sotme në kompleksin memorial në Gllogjhan Haradinaj u shpreh: “Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”.

Kryeministri i Kosiovës është i vendosur se nëse Serbia nuk njeh Kosovën, kjo taksë nuk do të hiqet.

Gjithashtu foli edhe për raportet e koalicionit qeverisës duke thënë se të gjithë kanë qënë dakort për vendosjenn e taksës 100% me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

“Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po” ka shtuar më tej Haradinaj.

Taksa 100 % e vendosur nga Kosova është bërë pengesë për normalizimin e raporteve me Serbinë, pasi delegacioni serb ka anulluar disa herë pjesmarrjen në bisëdimë për shkak se është në fuqi kjo taksë.