Të huajt ‘pushtojnë zemrën’ e Europës, po cili është ai që mban stafetën

Numri i të huajve në Zvicër u rrit përsëri vitin e kaluar duke çuar popullsinë e huaj në mbi dy milionë.

Loading...

Shifrat e lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave të premten treguan se emigracioni neto i qytetarëve të Bashkimit Europian, Shoqatës së Tregtisë së Lirë (EFTA) u rrit me gati 31,000 në 2018-ën, pak më shumë se në vitin 2017.

Emigracioni i përgjithshëm, i cili menaxhohet nga kuota për të huajt nga vendet e treta dhe kufizime të përkohshme për disa anëtarë më të rinj të BE-së u rritën me 2.9%, në gati 55,000 njerëz.

Kjo do të thotë se pothuajse 2.1 milionë të huaj, më shumë se dy të tretat e tyre nga vendet e BE-së dhe EFTA-s jetuan në Zvicër në fund të vitit 2018 (prej të cilëve rreth 400,000 lindën në Zvicër). Popullsia e përgjithshme është 8.4 milionë, shkruan albinfo.ch.

Italianët përbëjnë grupin më të madh të të huajve, të ndjekur nga gjermanët dhe portugezët.