Deputeti i PS: Bashës ia ulën kokën tre vajza, humbi në shtëpinë e tij

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati thotë se Basha ankohet për vjedhje të votave, por nga ana tjetër në zgjedhjet e 2017 ai ka humbur edhe në  zonën ku jeton prej vitesh. Ai publikon rezultatin e zgjedhjeve të 2017 në QV 1929 ku ka marrë 33% të votës së fqinjëve. Bushati thotë se ‘makthi i Bashës’ janë tre vajza që ishin komisionere në këtë qendër votimi.

Loading...

“Basha nuk fiton zgjedhjet në shtëpinë e tij: Si pretendon të bëhet kryeministër?!

Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, QV1929: që kur ka lindur në shtëpinë e prindërve të tij, me të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974, këtu në Njësinë 8 Tiranë.

Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht djathtas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!

Fakti 3: Në zgjedhjet 2017, në QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ia ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë makthi i Bashës?!
PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!

E ftoj Z. Basha: të gjejë cila bandë i vodhi zgjedhjet pikërisht në shtëpinë e tij?!

Ai pretendon më kot se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.Lulzim Basha hedh Bomba Ruse Molotov drejt institucioneve të shtetit shqiptar; ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe vrau protestuesit në Bulevard.

Ai dështoi kur ishte pjesë e qeverisë, dështoi kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë: por sot rrezikon seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, duke e tërhequr poshtë fatin e saj si “Parti e Dhunës” në rrugë.

Nuk duhet harruar se, mandati i deputetit është kontrata me popullin për të përfaqësuar interesat e tij në Kuvend. Protesta e sotme nuk tregon as përgjegjegjshmëri dhe as përmbajtje. Pikëpamjet politike të ndryshme duhet të trajtohen përmes DEBATIT dhe DIALOGUT—> Në Kuvend.”, shkruan Bushati.